Ndërlidhjet

Klinton: “Përkushtimi i SHBA-ve për Irakun vazhdon”


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha sot se përkushtimi për të ardhmen demokratike të Irakut mbetet “i fortë si gjithmonë”, pa marrë parasysh tërheqjen e trupave amerikane nga atje.

Klinton, tha se Shtetet e Bashkuara do të kenë prezencë “të fuqishme dhe të vazhdueshme” në këtë rajon edhe pasi të gjithë trupat amerikane do ta lënë Irakun. Ajo tha se SHBA-të së bashku me aleatët e tyre “do të qëndrojnë në mbrojtje të interesave të përbashkëta.”

Të premten, presidenti amerikan, Barak Obama, ka njoftuar se 40,000 trupa amerikane, sa janë tash në Irak, do të tërhiqen deri në fund të vitit.

Në anën tjetër, qeveria e Irakut e ka mirëpritur këtë vendim.
XS
SM
MD
LG