Ndërlidhjet

Udhëheqësit e Libisë do të deklarojnë çlirimin të dielën


Autoritetet e reja në Libi pritet që të dielen të deklarojnë zyrtarisht çlirimin e vendit.

Këshilli Kombëtar Tranzitor, ka thënë se do të shpallë një qeveri të re të përkohshme brenda muajit, dhe do të mbahen zgjedhjet për asamblenë kushtetuese brenda tetë muajve.

Një zëdhënës i Këshillit, Abdel-Rahman Busin, tha se po bëhen përgatitjet për ceremoninë e së dielës.

Çlirimi do të shpallet tri ditë pas vdekjes së Muamer Gadafit, dhe rreth 2 muaj pas rënies së Tripolit në duart e forcave anti-Gadafit.

Raportet thonë se ende nuk ka ndonjë marrëveshje mes autoriteteve të Libisë, se kur dhe ku do ta varrosin Gadafin.
XS
SM
MD
LG