Ndërlidhjet

Investitorët i pengon korrupsioni


Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina

Niveli i lartë i korrupsionit, keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe parregullsitë në tenderim, janë arsyet kryesore që po largojnë kompanitë ndërkombëtare që të investojnë në tregun kosovar, thonë njohës të çështjeve ekonomike.

Sipas tyre, kjo më së miri dëshmohet me tërheqjen e kompanive të huaja që po hyjnë në garë për privatizim të kompanive publike, apo ndërtim të projekteve të mëdha kapitale në vend.

Besa Luci, hulumtuese e lartë në Klubin për Politikë të Jashtme, thotë se largimi i kompanive ndërkombëtare nga Kosova krijon imazh të keq edhe për investitorët tjerë potencialë.

Kosova në përgjithësi shihet si një ambient me disavantazhe të theksuara në resurse, stabilitet politik, infrastrukturë, andaj edhe po ngecë dukshëm në ofertën e saj për investitorë potencialë dhe seriozë, e sidomos krahasuar me rajonin”, thotë Luci.

Ajo thotë se perceptimet e investitorëve të huaj dhe njohuria e tyre për Kosovën është më negativja në krahasim me vendet e rajonit.

Në fakt, investitorët edhe kur fillimisht paraqesin interesim për Kosovë, ata në fund tërhiqen duke cituar korrupsionin, mungesën e sundimit të ligjit dhe jostabilitetin politik si arsye kryesore”, thekson Luci.

Eksperti i ekonomisë, Bedri Selmani, thotë se ky fenomen po ndodhë për shkak se autoritetet kompetente nuk janë shumë të angazhuar në përmirësimin e ambientit investiv në Kosovë.

Në mënyrë që Kosova të jetë konkurrente me vendet e rajonit, sa u përket investimeve të huaja, Selmani vlerëson se një nga detyrat e parësore të punës se ekzekutivit duhet të jetë lufta ndaj evazionit fiskal, e që sipas tij në Kosovë arrin deri në 50 për qind.

Çdo investues dëgjon që evazioni fiskal është 50 për qind, në atë vend vijnë vetëm mjete të cilat janë ilegale dhe që kanë të bëjnë më pastrimin e parasë. Për këtë arsye, me këtë rast, qëllimi kryesor i institucioneve është që të krijojnë kushte më të favorshme institucionale dhe të bëjnë ofertë më të mirë se sa vendet në rajon”, thekson Selmani.

Në anën Berat Rukiqi, sektar i përgjithshëm, në Odën Ekonomike të Kosovës, thotë se mungesa e sundimit të ligjit është arsye kryesore e largimit të kompanive të huaja. Kjo arsye, sipas tij, mund të përmirësohet nëse ekziston vullneti i qeverisë.
Nëse bëhet më shumë në sundimin e ligjit, nëse sigurohet që kemi një bazë ligjore të qartë, kemi një siguri juridike, sigurisht që do të jetë më atraktive.

Nëse bëhet më shumë në sundimin e ligjit, nëse sigurohet që kemi një bazë ligjore të qartë, kemi një siguri juridike, sigurisht që do të jetë më atraktive”, shprehet Rukiqi.

Ndryshe, javën e kaluar është larguar nga gara për blerjen e Postë Telekomit të Kosovës, Telekomi Kroat, çka rezultoi më dështimin e privatizimit të kësaj kompanie.

Para dy vitesh, nga gara për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” janë tërhequr kompania energjetike gjermane RVE-AG, dhe konsorciumi çeko- amerikane “CEZ/AES.
XS
SM
MD
LG