Ndërlidhjet

Franca e Gjermania, pozitive rreth krizës së eurozonës


Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë, thonë se është bërë “progres” rreth marrëveshjes për një plan gjithëpërfshirës për ballafaqimin e krizës në eurozonë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Nikolas Sarkozi, dhanë këto komente pas bisedimeve që kanë zhvilluar me zyrtarë të lartë evropian në Bruksel.

Një mbledhje e Bashkimit Evropian, rreth kësaj çështje, do të fillojë sot dhe ka për qëllim arritjen e një marrëveshje për një plan të riforcimit të bankave evropiane dhe të sigurojë tregjet se kriza e Greqisë nuk do shpërndahet nëpër tjera vende si Spanja apo Italia.

Sarkozi tha se beson që një marrëveshje do të arrihet deri të mërkuren e javës që po vjen.
XS
SM
MD
LG