Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi në vizitë në Austri


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaqi, ka udhëtuar për në Austri ku do të pritet nga homologu i tij, kancelari austriak, Uerner Fajman, me të cilin do të diskutojë për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për mbështetjen e Austrisë për përshpejtimin e agjendës evropiane të Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Austri, kryeministri Thaçi do të paraqitet me një fjalë rasti edhe në Forumin Ekonomik të Vjenës, ku do të prezantojë të arriturat e institucioneve të Kosovës, përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmbushjen e standardeve dhe kritereve evropiane të integrimit, vizionin për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, dhe angazhimet institucionale për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e vendit.

Në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës, kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime të shumta me kryeministra, presidentë dhe personalitete tjera nga fusha e politikës dhe ekonomisë, ku temë krysore do të jetë zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe perspektiva evropiane e Kosovës.
XS
SM
MD
LG