Ndërlidhjet

logo-print

Thirrjet për një sistem më të koordinuar të rregullimit të financave ndërkombëtare janë shtuar, pasi protestat e lëvizjes Okupimi i Wall Street-it në Nju Jork, ka inspiruar demonstrata të ngjashme në gjithë botën.

Prej se aktivistët në shtator e nisën lëvizjen Okupimi i Wall Street-it, në pjesën financiare të Nju Jorkut, protestuesit kanë filluar të theksojnë premtimet e papërmbushura për rregullime më të ashpra të institucioneve financiare, të cilat ata i fajësojnë për krizën globale ekonomike.

Mark Brej, zëdhënës i lëvizjes Okupimi i Wall Street-it, thotë se protestuesit ndjejnë se njerëzit punonjës janë të lënë pas dore.

“Është e qartë se populli ndjen se politikanët nuk i kishin bërë prioritet nevojat e njerëzve punues. Bile edhe nëse partitë politike ndërrohen, kur ndodhi përplasja ekonomike dhe kur bankierët e Wall Stree-it spekulonin, prapë se prapë njerëzit punonjës ishin ata që vuajtën, ndërsa institucionet financiare vazhduan biznesin e zakonshëm”, tha Mark Brej.

Presidenti amerikan, Barak Obama, aktualisht ka thënë se lëvizja Okupimi i Wall Street-it, u jep zë frustrimeve më të gjëra për mënyrën se si lobistët e sektorit financiar punojnë për të parandaluar vendosjen e rregullave më të rrepta.

“Mendoj se kjo i shpreh frustrimet që populli amerikan i ndjen se ne e kemi krizën më të madhe prej Depresionit të Madh, dhe ju ende i shihni disa prej njerëzve të njëjtë, që vepruan në mënyrë të papërgjegjshme, duke u përpjekur t’i luftojnë synimet për goditjen e praktikave abuzuese, që na sollën ne në këtë problem”, tha presidenti Obama.

Në nivelin global, kritikët argumentojnë se rregullatorët ndërkombëtarë kanë dështuar ta mbajnë hapin me globalizimin e tregjeve financiare.

Shumë ekonomistë thonë se problemi nuk qëndron në mungesën e institucioneve globale. Sipas tyre, nuk ekziston hierarki ndërmjet rregullatorëve ekzistues dhe as autoritet qendror, që do të kishte forcë për aksion urgjent.

Bile, edhe brenda grupeve rajonale ekonomike, siç është eurozona, qeveritë kombëtare hezitojnë të heqin dorë nga sovraniteti i tyre, te një shtet më i fortë qendror në Bruksel, kur kemi të bëjmë me federalizimin fiskal në Evropë.

Në këtë kuadër, Anke Hasel, profesoreshë e politikës publike në Shkollën e qeverisjes Herti në Berlin, thotë:

Në fushën tonë, ekonomia politike, qartazi diskutimi aktual është shumë në krizën e borxhit sovran dhe në krizën e euros.

“Në fushën tonë, ekonomia politike, qartazi diskutimi aktual është shumë në krizën e borxhit sovran dhe në krizën e euros. Ajo që mungon është realisht diskutimi më fundamental për atë se si institucionet ekonomike, politikat ekonomike dhe institucionet politike ndërveprojnë në Evropë dhe si ne mund ta lëvizim përpara këtë veprim interaktiv, meqë qartazi ekonomia evropiane është në pikën e krizës dhe në pikën e kthimit”, tha profesoresha Anke Hasel.

Edi Vajmerh, ish kryesues i Komitetit të Rregullatorëve Evropianë të Sigurisë, ka sugjeruar se kriza globale ekonomike e ka larguar edhe më tepër botën nga krijimi i një forme të autoritetit financiar global.

Fituesi i Çmimit Nobel për Ekonomi, në vitin 2001, Xhozef Stiglic, i tha Radios Evropa e Lirë, se lobistët e industrisë bankiere ishin përgjegjës për ngadalësimin e veprimeve drejt reformës rregullatore.

Ishte një përpjekje e lehtë pas vitit 2008, por ishte kthyer prapa nga bankat. Pra kishte ndodhur pak në reformimin e sektorit rregullator financiar. Kjo ka ndikuar që ne të mos merremi me problemet e theksuara. Faktikisht, disa nga problemet më të theksuara ishin përkeqësuar. Pra, tash kemi banka, që janë shumë të mëdha për të dështuar, pabarazi... të gjitha këto gjëra aktualisht janë rënduar nga vetë kriza”, tha Xhozef Stiglic.

Britania është një rast kur kemi të bëjmë me lobistët e sektorit financiar dhe interesat kombëtare, që i kundërshtojnë thirrjet për reforma globale të rregullatorëve.

Në fillim të krizës globale ekonomike, qeveria britanike fillimisht kishte thënë se sistemi i saj i rregullimit financiar më nuk ishte i përshtatshëm dhe se do të duhej të ndryshojë në kornizën e promovimit të veprimtarisë “bankare përgjegjëse dhe të qëndrueshme”.

Por në fund, shumë prej reformave të propozuara ishin ndalur, për shkak të argumenteve nga personalitetet brenda sektorit financiar se ashpërsimi i rregullatorëve mund ta rrezikoj rolin qendror financiar të Britanisë në Evropë.

Propozimet e Bashkimit Evropian për kufizime më të mëdha të rregullimeve të fondeve, kishin hasur në rezistencë nga Londra, si “anti-kompetitive”.

Qeveria britanike kishte konkluduar se për rregullim duhet të arrihet pajtim në nivel global, kështu që firmat thjesht të mos migrojnë në vendet me më pak rregullime të rrepta. (f. b.)

XS
SM
MD
LG