Ndërlidhjet

logo-print

Bullgari: Vëzhguesit ndërkombtarë po monotirojnë zgjedhjet


Populli i Bullgarisë po voton sot në rundin e parë të zgjedhjeve për president.

Në mes të shqetësimeve rreth mashtrimit me vota, manipulimeve të mundshme dhe procesit të zgjedhjeve në përgjithësi, vëshgues nderkombtarë po e monitorojnë votimin e këtij shteti evropian, për herë të parë ndër vite.

Sondazhet e opinionit, kanë favorizuar ish ministrin Rosen Plevneliev, si kandidat potencial për të zënë vendin e presidentit në largim, Gjeorgji Parvanov, i cili po e lë pushtetin pas dy mandateve të suksesshme.

Sipas këtyre sondazheve, rivalët kryesor të Plevinelievit janë, ish ministri i jashtëm Ivajlo Kalfin dhe ish komisionerja evropiane, Meglena Kuneva.

Nëse asnjë kandidat nuk merr më shumë se gjysmën e votave, rundi i dytë do të mbahet javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG