Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Rreth 1000 të vdekur nga tërmeti


Ekspertët thonë që më shumë se 1000 persona, besohet të jenë vrarë në tërmetin që goditi sot Turqinë lindore.

Profesor, Mustafa Erdik, drejtor i institutit seizmologjik në Stamboll, tha në një konferencë për shtyp se “500 deri në 1000 njerëz vlerësohet të jenë të vrarë në këtë tërmet.”

Kryeministri, Recep Tajip Erdogan, ka shkuar në Van, që ishte epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.3, sipas analizave gjeologjike amerikane.

Zëvendëskryeministri, Besir Atalaj, tha se 10 ndërtesa në qendër të Vanit ishin rrëzuar, si dhe 25 deri në 30 ndërtesa në qytetin Ercis.

Hëna e Kuqe turke ka filluar shpërndarjen e tendave, batanijeve dhe ushqimit në këtë rajon.

Ministri i shëndetsisë, Recep Akdag, tha se ambulanca ajrore dhe disa helikopterë do të dërgohen në zonën e tërmetit.
XS
SM
MD
LG