Ndërlidhjet

Jemen: 20 të vrarë


Zyrtarë në Jemen dhe punonjës mjeksorë, kanë raportuar se rreth 20 persona janë vrarë në Jemen, si pasojë e dhunës së djeshme që shpërtheu pas thirrjes së Kombeve të Bashkuara që presidenti Ali Abdullah Saleh të jap dorëheqje.

Forcat qeveritare bombarduan lagjen e një prej kundërshtarëve politikë të Salehit, në mëngjes. Ky veprim shkaktoi fillimin e betejave rrugore që shpërthyen anembanë kryeqytetit Sanaa.

Ndër të vdekurit kishte kundërshtarë të Salehit dhe ushtarë të qeverisë, por të paktën një punonjës i një stacioni televiziv privat u vra gjatë këtyre luftimeve.

Këshilli i Sigurimit të premten, aprovoi një rezolutë që dënon dhunën në Jemen dhe i bënë thirrje presidentit, Ali Abdullah Saleh, të jap dorëheqje.
XS
SM
MD
LG