Ndërlidhjet

Kundërshtojnë edhe Tadiqin


Të dielën mbrëma presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, takoi liderët e serbëve të veriut të Kosovës për të diskutuar çështjen e barrikadave rrugore në atë pjesë të vendit.

Mediat bëjnë të ditur që Tadiq t’u ketë kërkuar serbëve të mundësojnë lirinë e lëvizjes për ushtarët e KFOR-it në atë pjesë.

Kësaj kërkese thuhet se i janë përgjigjur negativisht liderët serbë të veriut të Mitrovicës.

Barrikadat rrugore në veri ishin vendosur që pas aksionit policor të Prishtinës zyrtare për rimarrjen e kontrollit në dy pikat kufitare në atë pjesë të vendit.

Më 22 tetor, KFOR-i tentoi të largojë barrikdat, por ndërpreu aksionin pas kundërshtimeve të ashpra të banorëve serbë.
XS
SM
MD
LG