Ndërlidhjet

Serbët kundërshtojnë edhe Tadiqin

  • RFE /RL

Jagnjenicë, 23 tetor 2011.

Jagnjenicë, 23 tetor 2011.

Në takimin e së dielës mbrëma presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, u kërkoi liderëve të serbëve të veriut, që të mundësojnë lirinë e lëvizjes për ushtarët e KFOR-it, si dhe për pjesëtarët e EULEX-it në veri.

Kjo kërkesë ka marrë përgjigje negative.

Njëri nga përfaqësuesit e serbëve te veriut, Sllavisha Ristiq, tha se zgjidhja nuk është afër.

Fatkeqësisht, asgjë domethënëse nuk ka ndodhur.
Fatkeqësisht, asgjë domethënëse nuk ka ndodhur. Nuk mund të themi as pas takimit se jemi më afër zgjidhjes në kuptimin e vazhdimit të bisedimeve për heqjen e barrikadave. Nuk jemi më afër zgjidhjes. Sa i përket kërkesës së presidentit Tadiq, që të mundësohet liria e lëvizjes edhe për EULEX-in, ne gjithsesi se do të bisedojmë për këtë temë, ashtu sikur edhe mendojmë se gjithnjë duhet të bisedohet”, tha Ristiq, për të vënë në pah dyshimin që kanë për misionin e EULEX-it.

Por pa garanci të qarta se EULEX-i nuk do të instalojë doganierët kosovarë dhe nuk do të sillet në terren në atë mënyrë, që të zbatojë Planin e Ahtisarit, mendoj se nuk do të vijmë lehtë te zgjidhja për lëvizjen e lirë për EULEX-in”, u shrpeh Ristiq.

Takimit të serbëve lokalë me presidentin serb, i kanë parapri takimet me përfaqësuesit e KFOR-it, që po ashtu kanë rezultuar të pasuksesshme. Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, nuk komenton dështimin e arritjes së ndonjë zgjidhjeje për lirimin e rrugëve në takimin me Tadiqin.

Nuk i komentoj bisedimet mes Tadiqit dhe kryetarëve të komunave. Është kjo një çështje politike ndaj të cilës, KFOR-i është neutral dhe do të shohim se çka do të ndodhë”, tha Novicki.

Barrikadat rrugore në veri ishin vendosur që pas aksionit policor të Prishtinës zyrtare për rimarrjen e kontrollit në dy pikat kufitare në atë pjesë të vendit.

Më 22 tetor, KFOR-i tentoi të largojë barrikadat, por ndërpreu aksionin pas kundërshtimeve të ashpra të banorëve serbë. Aktualisht, sipas KFOR-it, situata është e qetë.(a.i.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG