Ndërlidhjet

Bëhen gati për balotazh


Rosen Plevneliev nga GERB-parti e krahut të djathtë qeverisës dhe Ivalio Kalfin nga partia kryesore opozitare-Partia Socialiste, do të garojnë në balotazhin për zgjedhjet presidenciale të Bullgarisë më 30 tetor.

Autoritetet përgjegjëse për procesin zgjedhor thonë se, sipas rezultateve preliminare, Plevneliev ka fituar diku 40 për qind, ndërsa Kalfin vlerësohet të ketë marrë mbi 30 për qind të votave.

Balotazhi cilësohet si gara kryesore ndërmjet dy blloqeve politike të vendit.
XS
SM
MD
LG