Ndërlidhjet

logo-print
Përfaqësues të bizneseve thonë se zbatimi i marrëveshjes për tregti të lirë CEFTA nga Serbia, si dhe rikthimi i preferencave tregtare, janë dy probleme të cilat janë eliminuar, dhe se eksporti i produkteve kosovare po bëhet në gjitha vendet e botës pa ndonjë problem.

Ndërkaq, njohës të çështjeve ekonomike kërkojnë nga këta të fundit, që për të depërtuar sa më shumë në tregjet botërore, të përmirësojnë cilësinë e produkteve të tyre.

Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane, thekson se Kosova vazhdon të ketë bilanc negativ tregtar.

Për të përmirësuar këtë gjendje të pafavorshme për vendin, Zeka thotë se duhet të stimulohet sektori i prodhimtarisë.

Për të përmirësuar bilancin e pafavorshëm ose disbalancin shumë të madh tregtar që ekziston në Kosovë, duhet të stimulohet sektori i prodhimtarisë.
Për të përmirësuar bilancin e pafavorshëm ose disbalancin shumë të madh tregtar që ekziston në Kosovë, duhet të stimulohet sektori i prodhimtarisë. Ky sektor ka mbetur shumë i pazhvilluar këto viteve te fundit. Diçka që do të doja ta theksoja është përmirësimi i cilësisë së produkteve të cilat ata i prodhojnë, pastaj do ta kenë më të lehët të depërtojnë në tregjet evropiane pas rikthimit të preferencave tregtare”, thekson Zeka..

Njëra nga kompanitë kosovare, e cila eksporton ne vendet e rajonit, është kompania “AgroVin”, nga Pestova.

Pronari i kësaj kompanie, Ramadan Kosumi thotë se aktualisht nuk kanë asnjë problem për eksportin e produkteve të tyre.

Autoritetet kosovare janë të organizuara shumë mirë për të ndihmuar eksportin tonë në vendet tjera.
Autoritetet kosovare janë të organizuara shumë mirë për të ndihmuar eksportin tonë në vendet tjera. Aktualisht eksportojmë në Maqedoni, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe së shpejti synojmë edhe tregjet evropiane. Produktet tona janë shumë të kërkuara në vendet e rajonit”, thekson Kosumi.

Ndërkaq, kompania e cila kishte hasur vështirësi gjatë eksportit të mallrave të saj në tregjet e botërore është kompania “Stone Castle” në Rahovec.

Shani Mullabazi, nga kjo kompani, thotë se heqja e preferencave tregtare të Bashkimit Evropian kishte vështirësuar eksportin e produkteve të tyre në vendet e BE-së për një kohë shumë të gjatë.

Por, rikthimi i këtyre preferencave tregtare, sipas Mullabazit, ka eliminuar tërësisht vështirësitë.

Kemi filluar të eksportojmë duke përdor rrugët e Serbisë, nuk kemi hasur në barriera. Tash, me rikthimin e preferencave tregtare do ta rrisim eksportin në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Së shpejti do të përmirësojmë bilancin e pafavorshëm tregtar”, bën të ditur ai.

Sidoqoftë, ekspertë të çështjeve e ekonomike vazhdimisht kishin theksuar se Qeveria e Kosovës duhet të dizajnojë politika që të rrisë konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë.

Në këtë mënyrë, sipas tyre, do të mund të promovohej eksporti. Në të kundërtën, ata thonë se do të jetë e pamundur që të zvogëlohet deficiti tregtar.

Ndryshe, përfaqësuesit e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kanë deklaruar se një nga prioritetet e kësaj ministrie është zvogëlimi i diferencës në mes të importit dhe eksportit, gjë që është paraparë edhe në Dokumentin e Politikave Tregtare të saj.
  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi - Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG