Ndërlidhjet

Shkon në 264 numri i të vdekurve në Turqi


Zyrtarët thonë se po vazdhon të rritet numri i njerëzve të vdekur si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë të dielën.

Ministri i brendshëm turk, Idris Naim Sahin, tha se kanë vdekur 264 njerëz.

Më herët, zyrtarët thanë se janë lënduar 1 300 njerëz.

Tërmeti i shkallës 7.2 të Rihterit goditi pjesën lindore të Turqisë, ndërsa shkatërroi një numër të madh ndërtesash.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë njerëz që mund të jenë zënë nën rrënoja.

Zyrtarët njoftuan se po ngriten tenda dhe se po shpërndahet ushqim si pjesë e operacioneve të kërkim-shpëtimit.

Ndihmë Turqisë, deri më tani, i kanë ofruar NATO-ja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa shtete të tjera.

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se Turqia do të kërkojë ndihmë “në rast të nevojës”.

“Turqia do të kërkojë ndihmën e shteteve të tjera në rast të nevojës. Ekipet nga Azerbejxhani, Irani dhe Bullgaria janë duke punuar në këtë zonë tani”, u shpreh ai.
XS
SM
MD
LG