Ndërlidhjet

logo-print

Shqyrtojnë kërkesën e Beogradit


Përfaqësuesit e serbëve lokalë në veri të Kosovës do të takohen të martën për të diskutuar rreth qarkullimit të trupave të NATO-s dhe misionit të BE-së në këtë pjesë të vendit-takim që thuhet se ka gjasa t’u japë fund tensioneve ekzistuese rreth barrikadave rrugore.

“Deputetët e katër komunave të banuara me serbë në veri të Kosovës do të debatojnë për situatën pas kërkesës së Beogradit rreth lejimit të hyrjes së zyrtarëve ndërkombëtarë në dy pikat kufitare me Serbinë-Jarinën dhe Bërnjakun”, i tha agjencisë së lajmeve AFP, njëri nga serbët e veriut, Sllavisha Ristiq.

Takimi është thirrur pas dështimit për arritjen e një marrëveshjeje rreth kësaj çështjeje në takimin që serbët e veriut zhvilluan të dielën mbrëma me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq.
XS
SM
MD
LG