Ndërlidhjet

WikiLeaks ndal publikimin


WikiLeaks-i njoftoi se do të ndalë publikimin e dokumenteve për t’u përqëndruar në bërjen e parasë.

Kjo uebfaqe tha se bllokada financiare e imponuar nga Visa, MasterCard-i, Western Union-i dhe PayPal-i nuk i la rrugëdalje tjetër pos ndaljes së publikimit.

Deklarata bëri të ditur se për të siguruar mbijetesën, WikiLeak-si duhet të “ngris në mënyrë agresive fonde si kundërpërgjigjie ndaj bllokadave dhe kundërshtarëve”.

Kompanitë e bazuara në Shtetet e Bashkuara bllokuan llogaritë e WikiLeaks-it në vitin e kaluar-pak pasi kjo uebfaqe nisi publikimin e diku 250 mijë dokumenteve të Departamentit Amerikan të Shtetit.
XS
SM
MD
LG