Ndërlidhjet

Kë e dëgjojnë serbët e veriut?



Fillimisht kërkuan mendimin e tij, e më pas nuk u pajtohen me të. Serbët e Kosovës nuk përfillën kërkesën e presidentit serb Boris Tadiq, i cili thuhet se u ka kërkuar tyre që të lirojnë rrugët nga barrikadat dhe që të lejojnë qarkullimin e ushtarëve të KFOR-it dhe të pjesëtarëve të EULEX-it.

Një vendim të ri në lidhje me barrikadat e vendosura në disa rrugë në veri, për të penguar qarkullimin kah pikat kufitare në Jarinë dhe Bërnjak, pritet ta marrë i ashtuquajturi Kuvend i komunave serbe, që mblidhet të martën.

Ne nesër, të katër komunat do të mbajmë takimin e Kuvendit dhe do të njoftojmë të gjithë anëtarët tanë se çka kemi biseduar me presidentin Tadiq, për rezultatet e bisedimeve dhe pas kësaj do të marrim në emër të popullit vendim të duhur se çka do të bëjmë më pas dhe se si do të vazhdojmë luftën tonë të drejtë që të jetojmë në Serbi”, tha përfaqësuesi i serbëve të Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq.

Serbët e veriut, hodhën poshtë kërkesën e presidentit Tadiq, bërë të dielën në mbrëmje për lirimin e rrugëve. Ristiq, thotë se as pas takimit me Tadiqin, zgjidhja nuk duket afër.
Nuk mund të themi as pas takimit se jemi më afër zgjidhjes në kuptimin e vazhdimit të bisedimeve për heqjen e barrikadave.

Fatkeqësisht, asgjë domethënëse nuk ka ndodhur. Nuk mund të themi as pas takimit se jemi më afër zgjidhjes në kuptimin e vazhdimit të bisedimeve për heqjen e barrikadave. Sa i përket kërkesës së presidentit Tadiq, që të mundësohet liria e lëvizjes edhe për EULEX-in, ne gjithsesi se do të bisedojmë për këtë temë".

"Por pa garanci të qarta se EULEX-i nuk do të instalojë doganierët kosovarë dhe nuk do të sillet në terren në atë mënyrë, që të zbatojë Planin e Ahtisarit, mendoj se nuk do të vijmë lehtë te zgjidhja për lëvizjen e lirë për EULEX-in
”, u shpreh Ristiq.
Kundërshtimi ndaj presidentit Tadiq, ngjall dilemën se kënd e dëgjojnë serbët e veriut.

Analisti serb i Beogradit, Boshko Jakshiq, konsideron se ky është një konfirmim se serbët e Kosovës nuk kontrollohen nga qeveria e Beogradit, por nga opozitarët si Tomislav Nikoliq e Vojisllav Koshtunica.

Nga ky takim është pritur nëse jo që të zgjidhet situata, të paktën të definohen dhe qartësohen qëndrimet mes presidentit dhe kryetarëve të komunave. Ne duhet të dimë më shumë. Beogradi nuk mund të thotë qartë që të hiqen barrikadat për shkak të fushatës parazgjedhore”, tha Jakshiq.

Por, në anën tjetër, drejtori i Institutit KIPRED, Krenar Gashi, hedh dyshime mbi mesazhet që po përçon Beogradi zyrtar.

Ata e dëgjojnë presidentin Tadiq dhe Qeverinë ne Beograd, por Qeveria në Beograd iu jep mesazhe të ndryshme, duke pasur parasysh se publikisht u thuhen që të tërhiqen nga barrikadat, ndërsa në anën tjetër i mbështesin edhe financiarisht, edhe politikisht këto struktura që veprojnë ilegalisht në Kosovë, e të cilat po i mbajnë njerëzit me dhunë në këto barrikada”, tha Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se në raport me Kosovën, Beogradi ka pasur politika të dyfishta, apo edhe të trefishta dhe kjo, sipas tij, është vënë re edhe në negociatave të mëhershme mes Kosovës e Serbisë.

Ndryshe, takimit të serbëve lokalë me presidentin serb, i kanë parapri takimet me përfaqësuesit e KFOR-it, që po ashtu kanë rezultuar të pasuksesshme. Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, nuk komenton dështimin e arritjes së ndonjë zgjidhjeje për lirimin e rrugëve në takimin me Tadiqin.

Është kjo një çështje politike ndaj të cilës, KFOR-i është neutral dhe do të shohim se çka do të ndodhë.
Nuk i komentoj bisedimet mes Tadiqit dhe kryetarëve të komunave. Është kjo një çështje politike ndaj të cilës, KFOR-i është neutral dhe do të shohim se çka do të ndodhë”, tha Novicki.

Barrikadat rrugore në veri ishin vendosur që pas aksionit policor të Prishtinës zyrtare për rimarrjen e kontrollit në dy pikat kufitare në atë pjesë të vendit.

Më 22 tetor, KFOR-i tentoi të largojë barrikadat, por ndërpreu aksionin pas kundërshtimeve të ashpra të banorëve serbë. Aktualisht, sipas KFOR-it, situata është e qetë.
XS
SM
MD
LG