Ndërlidhjet

Urdhërohet hetimi rreth vdekjes së Gadafit


Qeveria e përkohshme e Libisë bëri të ditur se ka urdhëruar zhvillimin e një hetimi rreth vrasjes së ish-diktatorit, Muamer Gadafi.

Mustafa Abdul Xhalil tha në një konferencë për media në Bengazi se komiteti i Këshillit Kombëtar Tranzicional do të hetojë vrasjen e së enjtës-vendim që pason raportet kundërthënëse për rrethanat e vdekjes së tij.

Abdul Xhalil nuk përjashtoi mundësinë që Gadafi të jetë vrarë nga vet mbështetësit e tij gjatë përleshjeve me armë zjarri me revolucionistët në Sirte.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe grupet për të drejtat e njeriut kanë kërkuar një hetim, me të cilin do të qartësohej se a e kanë vrarë apo plagosur rebelët Gadafin pas zënies së tij.
XS
SM
MD
LG