Ndërlidhjet

logo-print

Tërheqin ambasadorin nga Siria, për shkaqe sigurie

  • RFE /RL

Bashar al-Asad dhe Robert Ford

Bashar al-Asad dhe Robert Ford

Departamenti i shtetit bëri të ditur se, për shkak të informatave “të besueshme për kërcënime të sigurisë”, është tërhequr nga Siria ambasadori amerikan.

Zëvëndës-zëdhënësi, Mark Toner, tha se kthimi në Siri i ambasadorit, Robert Ford, do të varet nga “situata e sigurisë në terren”.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që regjimi sirian t’i japë fund “fushatës nxitëse” kundër ambasadorit amerikan.

Ford ka qenë një kritik i zëshëm i shtypjes së dhunshme të protestave në Siri.

Ai u akuzua nga presidenti i këtij vendi, Bashar al Asad, për nxitje të dhunës.

Në muajin e kaluar, Ford dhe disa kolegë të tjerë të ambasadës u sulmuan me domate dhe ve kur po vizitonin një figurë opozitare.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 3000 njerëz janë vrarë që kur regjimi sirian nisi të shtyp dhunshëm protestat kundër Asadit.


XS
SM
MD
LG