Ndërlidhjet

Jahjaga merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Zagreb


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është nisur për në Zagreb të Kroacisë, ku pritet të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare për femrat dhe biznesin në Evropën Juglindore.

Në ditën e tretë të konferencës, ajo do të mbajë një ligjëratë në temën “Sundimi i ligjit si bazë për zhvillim ekonomik dhe ndërmarrje”.

Në këtë tubim pritet të marrin pjesë afro 170 vetë, përfshirë edhe kryeministren e Kroacisë, Jadranka Kosor.
XS
SM
MD
LG