Ndërlidhjet

Tadiq: Kosova – problem shumë i rëndë


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, tha sot se Kosova është problem shumë i madh, “jo vetëm për popullin serb dhe shqiptar, por edhe Evropën dhe botën”.

Sipas tij, arritja e zgjidhjes për këtë problem është e vështirë.

“Kosova është problem jashtëzakonisht i rëndë, jo vetëm për popullin serb dhe shqiptar, por edhe për Evropën dhe botën”, tha Tadiq dhe shtoi se “zgjidhja është e vështirë të arrihet”.

Këto komente ai i bëri sot para gazetarëve në Beograd.

Ai mëtutje ka theksuar se nuk mund të garantoj se problemi në veriun e Kosovës do të zgjidhet deri në dhjetor, kur pritet rekomandimi eventual i BE-së për dhënien e statusit të kandidatit për Serbinë.

Zoti Tadiq tha se dje ka pasur një bisedë të hapur dhe konstruktive me përfaqësuesit e serbëve të pjesës veriore të Kosovës.

“U kam thënë se si duket situata reale politike dhe potenciali i Serbisë për mbrojtjen e interesave në Kosovë dhe parimet, të cilat do t’i mbajmë gjatë muajve të ardhshëm dhe nga të cilat nuk do të tërhiqemi”, tha Tadiq.
XS
SM
MD
LG