Ndërlidhjet

logo-print

Nju Jork: Mansor deklaroi se nuk ndjehet fajtor


Personi Mansor Arbabsiar, i akuzuar për komplot për ta vrarë ambasadorin e Arabisë Saudite në Uashington, sot në një gjykatë në Nju Jork, ka deklaruar se nuk ndjehet fajtor.

I dyshuari Arbabsiar, 56 vjeçar, që është arrestuar më 29 shtator në Nju Jork, ballafaqohet me akuza për konspiracion për vrasje të zyrtarit të jashtëm, konspiracion për të përdorë armatim të shkatërrimit në masë dhe konspiracion për kryerje të aktit terrorist.

Autoritetet kishin thënë se Arbabsiar, që ka pasaportë amerikane dhe iraniane, e kishte pranuar rolin e tij në komplotin për vrasjen e ambasadorit, në një restorant të mbushur me eksploziv.

Personi tjetër, Gholam Shakuri, poashtu i akuzuar për komplot, besohet se ende është në Iran.

Administrata amerikane i ka akuzuar agjentët e qeverisë së Iranit se janë të involvuar në komplot.

Këto akuza Teherani i ka hedhur poshtë.
XS
SM
MD
LG