Ndërlidhjet

Pakistan: U varros ish Zonja e Parë, Nusrat Buto


Mijëra vetë, të udhëhequr nga presidenti, Asif Ali Zardari, sot kanë marrë pjesë në varrimin e ish Zonjës ë Parë të Pakistanit, Nusrat Buto, në mauzoleun familjar në provinëcn Sindh.

Në Pakistan mbahen 10 ditë zie për vdekjen e gruas së ish kryeministrit dhe presidentit të ekzekutuar, Zulfikar Ali Buto, e cila vdiq të dielën në Dubai, në moshën 82 vjeçare.

Ajo dy herë ishte zgjedhur anëtare e Parlamentit të Pakistanit dhe e kishte udhëhequr Partinë Popullore të Pakistanit.

Udhëheqjen e kësaj partie pastaj e kishte marrë e bija e saj, Benazir Buto, ish kryeministre, e cila u vra në vitin 2007, pasi ishte kthyer në Pakistan nga ekzili.

Bashkëshorti i Benazir Butos, Asif Ali Zardari, tash është president i Pakistanit.
XS
SM
MD
LG