Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Tanket kanë depërtuar kah kampet e kurdëve në Irak


Raportohet se tanket dhe makinat e blinduara të Turqisë kanë kaluar në pjesën veriore të Irakut, në drejtim të kampit militant të kurdëve në Haftanin, 20 kilometra brenda territorit të Irakut.

Depërtimi ka ndodhur derisa po vazhdojnë operacionet ndërkufitare, pas sulmit të javës së kaluar nga luftëtarët e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PPK), nga i cili u vranë 24 ushtarë të Turqisë.

Ky ishte sulmi në vdekjeprurës për ushtrinë turke, prej se PPK-ja e filloi luftën për pavarësi në pjesën juglindore të Turqisë, në vitin 1984.

Nga kjo luftë janë vrarë më se 40 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG