Ndërlidhjet

logo-print

NATO: 200 militantë të vrarë afgan


NATO ka njoftuar se rreth 200 kryengritës janë vrarë në operacionet ushtarake, të cilat sapo kanë përfunduar në kufirin e Afganistanit me Pakistanin.

Gjenerali, Karsten Jakobson, një zëdhënës i Forcës Ndërkombtare për Siguri në Afganistan, tha të hënën se së paku 20 nga këta kryengritës ishin të lidhur me al-Kaidën dhe rrjetin Hakani.

Ai gjithashtu tha se rreth 175 rebelë, që nuk ishin të lidhur me rrjetin Hakani, u vranë në operacionet që zgjatën rreth një javë.

Këto forca gjithashtu kanë konfiskuar më shumë se 400 kilogramë eksploziv, armë, municione dhe kompjuterë.
XS
SM
MD
LG