Ndërlidhjet

logo-print

Varroset Gadafi


Raportohet se Muamer Gadafi, djali i tij Muatasim dhe një nga ndihmësit e tij janë varrosur herët sot në një vend të fshehtë.

Trupat e tyre po mbaheshin në një morg Mistrata, që kur Gadafi u zu nga forcat e Libisë në vendlindjen e tij Sirte, të enjten.

Vdekja e Gadafit i dha fund luftës tetëmujore në Libi. Ai ka vdekur në rrethana të paqarta brenda disa orëve pas zënies së tij, ndërsa udhëheqësit e Libisë kanë premtuar një hetim rreth vrasjes.

Kryetari i Këshillit Kombtar Tranzitor, ka njoftuar se me 24 tetor, ky këshill ka formuar një komitet për hetime.
XS
SM
MD
LG