Ndërlidhjet

logo-print

Akuzohet një zyrtare e lartë e Policisë së Kosovës


Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë kundër, Xhevahire Vatoci, zyrtare e Prokurimit në Policinë e Kosovës, nën akuzën për "shpërdorimin e pozitës zyrtare ose autorizimit."

"E pandehura Xhevahire Vatoci, person zyrtar në Policinë e Kosovës, në Prishtinë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, për ndërmarrjen private “HIB Petroll” SH.P.K. nga Ferizaj, në cilësinë e zyrtarit të zyrës së prokurimit dhe kryetare e komisionit për vlerësim, ka shpërdorur pozitën zyrtare.

Sipas prokurorisë, ajo ka tejkaluar autorizimet zyrtare, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik në Kosovë, që si pasojë ka rezultuar me përfitimin e 280 mijë eurove.
XS
SM
MD
LG