Ndërlidhjet

Amnesty International akuzon Sirinë për torturë në spitale


Amnesty International thotë se pacientët po torturohen në spitalet shtetërore në Siri.

Ky grup për të drejtat e njeriut, me bazë në Londër, ka thënë se qeveria e Sirisë i ka shndërruar spitalet në “instrumente të respresionit” ndaj protestuesve kundër regjimit të presidentit, Bashar al-Asad.

Në raportin e sotëm, ky grup thotë se pacientët në të paktën katër spitale shtetërore, kanë qenë subjekt i torturës dhe abuzimeve tjera.

Sipas këtij raporti, shumë qytetarë konsiderojnë se është më e sigurtë të mos shkohet fare në spital.
XS
SM
MD
LG