Ndërlidhjet

Foshnja nxirret nga rrënoja


Ekipet e shpëtimit në Turqi e kanë vazhduar kërkimin për personat e mbijetuar nga tërmeti i fuqishëm që e goditi pjesën juglindore të këtij vendi, ditën e diel.

Sot nga gërmadhat është nxjerrë e gjallë një gjyshe, me vajzën dhe mbesën e saj dyjavëshe, që ishin zënë së bashku nën gërmadha.

Ky shpëtim spektakular ndodhi kur numri i të vdekurve nga tërmeti ka arritur në 430.

Administrata për shkatërrime dhe emergjenca ka njoftuar sot se afro 1,300 vetë ishin plagosur, ndërsa më se 2,260 ndërtesa janë shkatërruar, nga tërmeti me intensitet 7.2 shkallë të Rihterit, në provioncën Van.

Ekipet e shpëtimit thonë se 47 orë pas tërmetit, shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë janë zbehur.

Mijëra njerëz e kanë kaluar natën e dytë duke fjetur në vetura dhe tenda, në mot tejet të ftohtë, pasi kanë frikë për t’u kthyer në shtëpitë e tyre.

Në rajonin e qytetit Erkis, që është afër epiqendrës së tërmetit, janë shënuar disa tërmete të mëvonshme.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan, tha se Turqia është e aftë, që vetë të merret me pasojat e tërmetit dhe tash për tash nuk ka nevojë për ndihmë ndërkombëtare.(f.b.)


Në Turqi...
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:17 0:00




Vazhdojnë përpjekjet për shpëtim


Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuarit pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Turqinë lindore.

Tërmeti i së dieles, me magnitudë 7.2, vrau të paktën 279 vetë dhe plagosi rreth 1,300 të tjerë.

Rreth 80 objekte shumëkatëshe u rrëzuan në Erkis, një qytet me 75,000 banorë, pranë kufirit iranian.

Të shqetësuar nga mbi 200 tronditje pas tërmetit, shumë qytetarë kanë fjetur jashtë shtëpive të tyre, derisa organizatat për ndihmë kanë ngritur tenda për të pastrehët.

Liderë nga mbarë bota, përfshirë edhe presidentin amerikan, Barak Obama, kanë ofruar ndihmë, por kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se Turqia është në gjendje ta përballojë situatën tani për tani.

Azerbajxhani, Irani dhe Bullgaria, megjithatë, kanë dërguar ndihmat e tyre.


Tërmeti në Turqi
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:50 0:00
XS
SM
MD
LG