Ndërlidhjet

Terren për krim të organizuar


“Kosova aktualisht ka një terren shumë të përshtatshëm për zhvillimin e krimit të organizuar”.

Kështu është thënë në konferencën rajonale "Krimi i Organizuar dhe Pasuria e Paligjshme në Kosovë dhe Rajon", e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Aty është thënë se krimi i organizuar është një kërcënimet më komplekse për stabilitetin ekonomik, politik, social dhe sigurinë e shoqërisë në tranzicion.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasiniqi, tha se Kosova si një shtet i ri që është, duhet të angazhohet në krijimin e një baze të fortë ligjore për të parandaluar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Sipas tij, dukuria e krimit të organizuar vlerësohet të jetë njëra ndër sfidat më të mëdha të shoqërisë njerëzore.

Kosova, si një shtet i ri, ka një bazë të konsiderueshme legjislative për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, e cila për çdo ditë është duke u përmbushur me miratimin e ligjeve të reja dhe duke i plotësuar me ndryshime, si dhe permirësimin e atyre ekzistuese”, deklaroi Krasniqi.

Kurse Merita Mustafa, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se pasurimi i njerëzve, veçanërisht të zyrtarëve të zgjedhur brenda një periudhe shumë të shkurtë kohore, paraqet një shqetësim se si është fituar ajo pasuri, e që sipas saj, në shumicen e rasteve aludohet në aktivitete kriminale.

Mustafa tha se Kosovës i mungojnë ligje specifike që luftojnë krimin e organizuar dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë jo të drejtë.

Baza ligjore aktuale, e cila e vëzhgon ketë çëshjte, është mjaft konfuze dhe e paqartë. Edhe paratë edhe pronat të cilat janë fituar përmes veprave kriminale, sipas ligjit mund të konfiskohen, ose përmes një vendimi gjyqësor që vërteton mënyrën e veprës penale, ose me kërkesë të prokurorit publik para një paneli. Gjendja reale në terren na dëshmon se kto masa nuk janë përdorur nga institucionet gjyqësore e as nga EULEX-i”, bëri të ditur Mustafa.

Ajo po ashtu tha se institucionet kompetente të vendit, si dhe misioni i EULEX-it në Kosovë, duhet të japin rezultate të menjëhershme në përndjekjen e rasteve të korrupsionit politik.

Kjo, sipas saj, do t’u dërgonte një sinjal të fortë autoriteteve të zgjedhura dhe do të rriste vullnetin e përgjithshëm politik të institucioneve të Kosovës në përkrahjen e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Nga ana tjetër, drejtori i Agjencisë Anti - Korrupsion, Hasan Preteni, tha se për të pasur një luftë më të fortë ndaj korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, nevojitet më shumë energji nga të gjithë faktorët relevantë.

Korrupsioni nuk po informohet sa duhet, ai po hetohet pak, po nuk po gjykohet fare.

Korrupsioni nuk po informohet sa duhet, ai po hetohet pak, po nuk po gjykohet fare. Sanksionet morale nuk po japin rezultate, sanksionet penale janë të përcaktuara me ligj, por nuk po aplikohet, kurse për sanksionet materiale nuk ka bazë të fuqishme juridike. Kjo situatë duhet të ndryshojë dhe nga gjyqësori duhet të priten rezultate më të prekshme”, tha Preteni.

Kurse njëri nga prokurorët e Kosovës, Besim Kelmendi, tha se Kosova deri diku ka një infrastrukturë ligjore, por jo të mjaftueshme për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Siç shprehet ai, edhe numri i pamjaftueshëm i prokurorëve po ndikon në moszgjidhjen e shumë lëndëve që kanë të bëjnë me krimin e organizuar.

Tani ju mund të mendoni se çka mund të punojnë pesë prokurorë për terë nivelin e Republikës së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar.

Në kuadër të prokurorisë sonë, jemi 10 prokurorë vendorë. Nga këta 10 prokurorë vendorë, pesë prej tyre janë të përcaktuar të punojnë në departamentin për krimin e organizuar. Tani ju mund të mendoni se çka mund të punojnë pesë prokurorë për terë nivelin e Republikës së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar”, tha Kelmendi.

Nga ana tjetër, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se ndikimi i politikës në sistemin e drejtësisë ka bërë që niveli i korrupsionit në Kosovë të rritet.

Mendoj se problemi më i madh është te mungesa e vullnetit politik për zbatimin e atij instrumenti ekzistues ligjor për ta luftuar krimin e organizuar dhe pasurimin e paligjshëm të zyrtarëve politikë. Vetë fakti i moskompletimit të plotë të pakos ligjore anti-korrupsion ka prapavijë politike”, tha Konjufca.

Të pranishmit në këtë debat kanë thënë se institucionet kompetente duhet të marrin masa për parandalimin e krimit të organizuar në të gjitha format që paraqitet ai.

Ata thanë se përveç kësaj duhet të bërë edhe minimizimin e veprave penale që lidhen me krimin e organizuar, trafiqet e pa ligjshme si dhe luftën kundër korrupsionit, duke arritur në standardet e vendeve më të zhvilluara.

XS
SM
MD
LG