Ndërlidhjet

Rusi: Kërkesat e Gjeorgjisë nuk do të pranohen kurrë


Zyrtari rus, Arkadi Dvorkoviq, ka thënë sot se kërkesat e Tbilisit, që Rusia ta ndalë njohjen e disa territoreve të Gjeorgjisë si shtete të pavarura, në këmbim për mbështetjen e hyrjes së Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë, janë të “pamundshme”.

Zoti Dvorkoviq, që është ndihmës i presidentit Dmitri Medvedev, tha se Rusia kurrë nuk do t’i kompletoj negociatat me Gjeorgjinë për OBT dhe se kërkesat e Gjeorgjisë “nuk janë të ndërlidhura me OBT-në dhe Rusia kurrë nuk do t’i pranoj ato”.

Ishte paraparë që negociatorët e Gjeorgjisë të takohen për të diskutuar se në çfarë kushtesh, Gjeorgjia, që është anëtare e OBT-së, do të pajtohej për pranimin e Rusisë në OBT.

Një vend mund të bëhet anëtar i OBT-së vetëm nëse të gjithë anëtarët ekzistues i zgjidhin mospajtimet bilaterale.

Gjeorgjia insiston që Moska ta rishqyrtoj vendimin e saj për njohjen e rajoneve gjeorgjiane, Abhazia dhe Osetia Jugore, si shtete të pavarura, para se të miratohet hyrja e Rusisë në OBT.
XS
SM
MD
LG