Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Kryengritësit në Çeçeni i kanë vrarë dy ushtarë


Raportohet se dy ushtarë rusë janë qëlluar për vdekje nga një sulm i dyshuar i kreyengritësve, në një pikë kontrolli në rajonin e trazuar të Kaukazit Verior.

Agjencia Interfaks ka raportuar se dy ushtarët ishin pjesë e njësitit të këmbësorëve, që ishte vendosur në Çeçeni.

Njësitë e këmbësorisë së ushtrisë ruse ndodhen në hapësirat me male në kërkim të sulmuesve.

Luftimet ndërmjet njësiteve të ushtrisë ruse dhe kryengritësve ndodhin shpesh në Kaukazin Verior, ndërsa forcat e qeverisë ndërmarrin patrullime dhe bastistje shtëpiake, pothuajse çdo ditë.
XS
SM
MD
LG