Muamer Gadafi, djali i tij Mutasim dhe njëri nga ndihmësit e tij, janë varrosur në një lokacion sekret në shkretëritë.
Zyrtarët nga qeveria e përkohshme e Libisë, kanë konfirmuar se kufomat janë varrosur sot herët në mëngjes.
Raportet, që citojnë zyrtarët e paemëruar nga Këshilli Tranzicional Kombëtar, thonë se trupat janë varrosur “në ceremoni fetare”.
Por, zyrtari i lartë i përkohshëm i Libisë, Ali Tarhouni, duke folur në Bengazi, nuk e ka konfirmuar se varrimi është bërë sipas traditës myslimane.
“Gadafi është varrosur. Nuk jam i sigurt, por mendoj se ai është varrosur sipas traditës myslimane. Nuk mendoj se ai e meritoi këtë, por ky është vendim i Këshillit Tranzicional Kombëtar”, tha Tarhouni.
Të tri kufomat, për disa ditë me radhë, ishin të ekspozuara për publikun, në një depo në qytetin Misrata.