Ndërlidhjet

Policia ruse arreston 20 persona në mbledhjen antiqeveritare


Policia në Rusi, ka arrestuar më shumë se 20 persona, që po merrnin pjesë në një mbledhje anti qeveritare në Moskë.

Demonstruesit ishin mbledhur për të protestuar refuzimin e autoriteteve për të regjistruar disa parti opozitare përpara zgjedhjeve parlamentare ruse, që do të mbahen më 4 dhjetor.

Policia ndërhyri kur demonstruesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj kryeministrit, Vladimir Putin, duke brohoritur fjalët "Rusia pa Putinin."

Ata mbanin një flamur, në të cilin thuhej se zgjedhjet pa një opozitë ishin "krim", ata gjithashtu shpërndanë pamflete.
XS
SM
MD
LG