Ndërlidhjet

Saleh shprehet i gatshëm për dorëheqje


Departamenti amerikan i shtetit, ka njoftuar se presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, i ka thënë ambasadorit amerikan, që është i angazhuar në një plan për të dhënë dorëheqjen në mes të dhunës politike që po zhvillohet në Jemen.

Zëdhënësja e departamentit të shtetit, Viktoria Nuland, e ka mirëpritur përkushtimin e Salehit, por ka thënë se ai duhet ti jetësojë premtimet e tij.

Saleh edhe më parë ka dhënë deklarata në lidhje me largimin e tij të mundshëm, por pa e përfunduar këtë veprim.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, dhe Shtetet e Bashkuara, i kanë bërë thirrje Salehit që të transferojë pushtetin sa më shpejtë që të jetë e mundur.
XS
SM
MD
LG