Ndërlidhjet

Grupi islamist kërcënon Kazakistanin


Një grup islamist i panjohur më parë, ka kërcënuar me dhunë Kazakistanin, nëse ky i fundit nuk heq një ligj të ri që ndalon dhomat e lutjes në ndërtesat shtetërore në vend.

Grupi monitorues i intelegjencës, SITE, ka thënë se një grup që e quan veten Jund al-Khilafah, ka lëshuar një video me titra në gjuhën arabe, me datën 21 tetor.

Në këtë video shihen katër luftëtarë të maskuar, dhe të pajisur me armë e granada, të cilët qëndrojnë prapa një luftëtari i cili e lexon një fjalim ku kërkohet nga qeveria e Kazakistanit t’a shfuqizojë ligjin.

Presidneti, Nursultan Nazarbaev, i cili e nënshkroi ligjin gjatë muajit, ka thënë se ai do të forcojë tolerancën fetare.

Por, ligji është kritikuar nga myftiu i Kazakistanit, Absatar Derbisali, i cili tha se ky ligj mund të nxiste zemërim dhe ekstremizëm të muslimanëve të devotshëm.

Grupi për të drejtat e njeriut në Perëndim dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, kanë ngritur shqetësime se ky ligj mund të kufizojë lirinë fetare.
XS
SM
MD
LG