Ndërlidhjet

Zyrtarët arabë arrijnë në Siri për bisedime


Zyrtarë të lartë arabë arrijnë në Siri sot në një shtytje për pajtimin në mes të regjimit të presidentit Bashar al-Asad dhe opozitës.

Një delegacion i ministrave të jashtëm të disa vendeve arabe të udhëhequra nga Katari, do të takohet me zyrtarë sirianë sot më vonë.

Takimi pason një thirrje të fundit nga Lidhja Arabe për pajtim, në mes pretendimeve nga përfaqësuesi i grupit sirian, Jusuf Ahmad, për një “komplot” kundër Asadit.

Thirrja e Lidhjes Arabe për pajtimi, u dënua nga grupet opozitare siriane, të cilat refuzojnë të zhvillojnë bisedime me qeverinë, përveç nëse Assad largohet nga pushteti dhe përfundon dhuna kundër protestuesve.

Kombet e Bashkuara, thonë se rreth 3.000 njerëz janë vrarë në goditje brutale të regjimit në protesta, të cilat filluan menjëherë pas kryengritjeve anti-qeveritare në Tunizi dhe Egjipt.
XS
SM
MD
LG