Ndërlidhjet

NATO shtyn vendimin për përfundimin e misionit në Libi


NATO ka vendosur të shtyjë vendimin zyrtar rreth përfundimit të misionit në Libi, deri në fund të muajit.

Pas kapjes së Muamer Gadafit, nga forcat opozitare dhe vdekjes së tij javën e kaluar, trupi drejtues i NATO-s njoftoi një vendim paraprak për t'i dhënë fund fushatës shtatë-mujore deri në tetor 31.

Ambasadorët e 28 vendeve antare të Aleancës pritej të formalizonin këtë vendim sot, në një takim në Bruksel.

Por, zyrtarët e NATO-s, kanë njoftuar se takimi është shtyrë për të premten, derisa konsultimet do të vazhdojnë me Kombet e Bashkuara dhe Këshillin Kombtar Tranzitor të Libisë.
XS
SM
MD
LG