Ndërlidhjet


Beogradi zyrtar gjendet në udhëkryq se a duhet t’i përmbushë kërkesat e Bashkimit Evropian për të fituar statusin e kandidatit, apo të vazhdojë politikën mbështetëse për serbët e veriut të Kosovës, të cilët kanë bllokuar rrugët me barrikada, vlerësojnë politikanët serbë nga veriu i Kosovës.

Të ashtuquajturit kryetarë të komunave serbe të veriut të Kosovës, kanë thënë se kanë arritur pajtueshmëri me presidentin serb Boris Tadiq, për kushtet me të cilat ata duhet t’i heqin barrikadat.

Por, në anën tjetër, zyrtarët e Beogradit kanë deklaruar se u kanë thënë opozitarëve në Serbi dhe atyre në veriun e Kosovës, se kërkesat e tyre, siç i quajnë ata “jorealiste”, do të thellonin krizën ndërmjet KFOR-it dhe protestuesve serbë, lidhur me barrikadat në veri.

Marko Jakshiq, një prej liderëve serbë në veri, thotë se këto deklarata i kanë bërë disa zyrtarë të Beogradit, por sipas tij, ekziston edhe vendimi i Kuvendit të Serbisë, i cili thotë se gjendja në veri të Kosovës duhet të kthehet ashtu sikur para 25 korrikut.

Ai nuk beson se Beogradi zyrtar po ua kthen shpinën serbëve të veriut, dhe sipas tij, edhe po të donte, nuk është në pozicion që ta bëjë këtë.

Personalisht, mendoj se Beogradi nuk e bën këtë. Duke pasur parasysh që edhe nëse këtë e dëshiron Beogradi, thjeshtë, nuk mund ta bëjë, për shkak se qeveria aktuale është 6 muaj para zgjedhjeve".

Duke pasur parasysh që edhe nëse këtë e dëshiron Beogradi, thjeshtë, nuk mund ta bëjë, për shkak se qeveria aktuale është 6 muaj para zgjedhjeve.
"Sado që e dëshiron rrëfimin për Evropën, ajo duhet të llogarisë në votuesit dhe zgjedhësit e mundshëm. Për këtë arsye, edhe takimi i fundit ka treguar se qeveria aktuale, duke pasur parasysh problemet që po ndodhin, ka mbetur pranë qëndrimeve, të cilat, thjeshtë, u përshtaten serbëve të veriut”, thotë Jakshiq.

Ai thekson se përfaqësuesit e serbëve të veriut dhe kryetari i Serbisë, Tadiq, kanë qëndrime të ndryshme lidhur me vazhdimin eventual të dialogut me Kosovën, por jo edhe për çështjen e barrikadave.

Por, Dragisha Kërstoviq, politikan serb nga Leposaviqi, mendon ndryshe.

Bazuar në rrethanat, ngjarjet dhe lëvizjet politike aktuale, sipas tij, është mjaft e qartë se Beogradi zyrtar ua ka kthyer shpinën serbëve të veriut.

Jo vetëm pse unë e mendoj këtë, po pothuajse një gjë e tillë është e dukshme. Kreu i shtetit të Serbisë tashmë po e sheh se kjo (mbështetja serbëve të veriut) jo vetëm se nuk po jep ndonjë rezultat, por mund të jetë edhe mjaft kundër-produktive për disa interesa serbe".

"Posaçërisht, interesat e Serbisë janë të lidhura me marrjen e statusit të kandidatit për Bashkimin Evropian. Në anën tjetër, unë mendoj se këtu kemi të bëjmë me opsione krejtësisht të ndryshme të njërës dhe palës tjetër, Serbisë dhe serbëve të veriut. Nuk besoj se në këtë pikë mund të ketë ndonjë qëndrim të përbashkët. Kjo, gjithnjë e më shumë, ka nisur që të shihet hapur dhe qartë”, thotë Kërstoviq.

Ai shton se përkrahja e Serbisë për serbët e veriut gjithnjë e më shumë po zbehet, dhe sipas tij, kjo do të ndodhë edhe në të ardhmen.

Ndryshe, të dy këta politikanë serbë thonë se Serbia është futur në kurthin e politikës së saj, e cila deri më tash ka pasur moton "edhe Kosovën edhe Bashkimin Evropian”.

Jakshiq thotë se Serbia ka luajtur me një politikë dyfytyrëshe, por e pranon faktin që Serbia, duke mbështetur politikën e serbëve të veriut të Kosovës mund ta humbë statusin e kandidatit.

Tash, fatkeqësisht, kjo politikë dyfytyrëshe është në sprovë.
Rreziku ekziston. Për këtë them se qeveria është gjetur në një udhëkryq, duke treguar rrëfimin ‘edhe Kosova edhe Bashkimi Evropian’. Tash, fatkeqësisht, kjo politikë dyfytyrëshe është në sprovë”, thekson Jakshiq.

Sipas tij, Boris Tadiq ka udhëhequr politikë dyfytyrëshe për të mos i humbur votat, qoftë të qytetarëve që dëshirojnë integrimin në Bashkimin Evropian, qoftë të atyre, të cilët përkrahin idenë që të mos hiqet dorë nga Kosova.

Megjithatë, Jakshiq ka shprehur mendimin se më mirë është të ruhet territori se sa anëtarësimi në një organizatë virtuale, siç e ka quajtur ai Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, Kërstoviq thekson se Serbia po pret që të marrë statusin e kandidatit në dhjetor të këtij viti, por mbetet të shihet nëse do t’i plotësojë kushtet për këtë.

Deri atëherë, duhet plotësuar një numër të madh të kushteve mjaft të rënda, të cilat janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me paralelen ‘edhe Kosovën edhe Evropën’. Sa i përket mendimit tim, çështja e marrjes së statusit të kandidatit do të jetë nën shenjën e një pikëpyetje të madhe”, shprehet Kërstoviq.

Sidoqoftë, të ashtuquajturit kryetarë të komunave në veriut të Kosovës, kanë theksuar se nuk do të heqin dorë nga barrikadat, nëse nuk marrin garanci nga KFOR-i dhe EULEX-i se nuk do t’i bartin doganierët kosovarë në vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Por, KFOR-i dhe EULEX-i i kanë refuzuar kushtet që u kanë vënë serbët e veriut të Kosovës.
  • 16x9 Image

    Bekim Bislimi

    Bekim Bislimi ka lindur më 20. 03. 1968 në Vërban të Vitisë. Prej muajit dhjetor të vitit 2001 e deri më tash punon si korrespondent i Radios Evropa e Lirë, për shërbimin në gjuhën shqipe.

XS
SM
MD
LG