Ndërlidhjet

Atifete Jahjaga takoi Ivo Josipoviqin


Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, takoi sot presidentin e Kroacisë Ivo Josipoviq, gjatë qëndrimit të saj në Zagreb, ku po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për rolin e gruas në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Evropës Juglindore, të organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Presidentja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Republikën e Kroacisë dhe tha se është i nevojshëm thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit mes dy shteteve. Presidentja Jahjaga tha se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i kompletuar pa përfshirjen e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, i ka dhënë përkrahjen e vendit të tij për agjendën evropiane të Kosovës. Po kështu, z. Josipoviq theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes Kroacisë dhe Kosovës në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e politikës dhe ekonomisë.
XS
SM
MD
LG