Ndërlidhjet

Merkel: “Tani ose kurrë” të zgjidhen problemet e euros


Kancelarja gjermane ka thënë sot se dobësitë e euros duhet të zgjidhen “tani ose kurrë.”

Merkel, gjithashtu theksoi nevojën e Evropës, për të qenë e sigurtë se kjo krizë nuk do të shpërndahet nëpër 17 vendet tjera antare të unionit.

Liderët e eurozonës, pritet të takohen sot për një mbledhje vendimtare, për t’u pajtuar rreth një plani për krizën e euros.

Ata po shpresojnë të finalizojnë një plan që përfshin shlyerjen e disa borxheve greke dhe rritjen e kapitalit për bankat e dobësuara evropiane.

Plani do të rritë gjithashtu kompetencat e fondit të shpëtimit të eurozonës.
XS
SM
MD
LG