Ndërlidhjet

Turqia kërkon ndihmë ndërkombëtare


Turqia po kërkon ndihmë nërkombëtare pas refuzimit për ndihmë që bëri fillimisht të dielën. Mediat turke raportojnë se qeveria ka dërguar kërkesa për ndihmë emergjente në 30 vende, përfshirë edhe Izraelin.

Tërmeti me magnitudë 7.2 në provincën lindore Vani, ka vrarë së paku 459 njerëz dhe rreth 2000 shtëpi janë shkatërruar.

Përpjekjet për shpëtim po vazhdojnë edhe sot në ditën e tretë me radhë, dhe zyrtarët kanë thënë se kanë nxjerrë edhe një djalë 18-vjeçar së bashku me një grua 27-vjeçare.

Ndërkohë, banorët e zonës së prekur nga tërmeti thuhet se po ankohen duke thënë se autoritetet kanë qenë shumë të ngadalta në ofrimin e strehimit. Ndërsa, zëvendësguvernatori ka thënë dje për agjencinë Reuters “ne po e bëjmë më të mirën që mundemi” për të ndihmuar viktimat.

Të burgosurit në një burg në afërsi të provincës Van, u rebeluan sot pasi një tronditje e madhe shkaktoi panik. Plocia hodhi gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën që ishte mbledhur jashtë burgut.
XS
SM
MD
LG