Ndërlidhjet

logo-print
Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, Serbia në Kosovë brenda tre muajve ka eksportuar mallra në vlerë prej 35.4 milionë euro, derisa Kosova brenda kësaj periudhe ka eksportuar mallra në vlerë vetëm prej 300 mijë euro.

Adriatik Stavilevci, zëdhënës në Doganat e Kosovës thotë se eksporti i Kosovës mbetet shumë më i ulët në krahasim me importin.

Prej datës 20 korrik deri më datën 20 tetor importi prej Serbisë ka arritur vlerën prej 35.4 milionë euro.
Prej datës 20 korrik deri më datën 20 tetor importi prej Serbisë ka arritur vlerën prej 35.4 milionë euro. Kurse, nëse flasim në trema të peshës, janë importuar rreth 123 milionë kilogramë. Sa i përket eksportit, eksporti i Kosovës është shumë më i ulët në krahasim me importin dhe nuk e kalon vlerën prej 300 mijë euro”, thotë Stavilevci.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavilevci thekson se nëse krahasohet periudha e njëjtë e këtij viti më vitin e kaluar, atëherë importi i Serbisë në Kosovë ka shënuar rënie për 50 për qind.

Ai tregon se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar importi i Serbisë në Kosovë ka qenë 77.3 milionë euro.

Sidoqoftë, Stavilevci bën të ditur se që nga arritja e marrëveshjes në mes Prishtinës dhe Beogradit, për njohjen e vulave doganore të Kosovës, nuk është evidentuar ndonjë parregullsi në eksportin e produkteve kosovare në Serbi.

Sipas tij, gjithçka është duke shkuar mirë.

Përveç fillimit të implementimit që janë shënuar disa probleme në eksport në Serbi, aktualisht janë qartësuar disa gjera dhe nuk kemi të raportuar ndonjë problem”, thotë ai.

Me gjithë pohimet e zyrtarëve të Doganave të Kosovës, se nuk ka asnjë problem për eksportin e mallrave kosovare në Serbi, përfaqësuesit e bizneseve thonë të kundërtën.

Ata thonë se marrëveshja nuk po respektohet nga Serbia.

Kompania “Pestova”, në Vushtrri e cila merret me kultivimin e patates, nuk ka arritur të eksportojë në Serbi.

Pronari i kësaj kompanie Bedri Kosumi, thotë se tentimet e tyre për të eksportuar në Serbi kanë qenë të pasuksesshme.

Me vendet tjera si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, gjithçka po shkon në rregull, po realizohet eksporti dhe nuk kemi asnjë problem. Ndërkaq, sa i përket Serbisë, ne kemi tentuar, por nuk kemi arritur të eksportojmë. Dihet që me masat që ka përdorur Serbia dhe me bojkotin e mallrave tona, ne kemi humbur mbi 30 për qind të tregut”, shprehet Kosumi.

Ai kërkon nga autoritetet kosovare që të rishikojnë zbatimin e marrëveshjes, pasi që, siç thotë, ai kjo nuk është duke u respektuar nga Serbia.
Ne kemi eksportuar ne Serbi me dokumente Kosovë – UNMIK çdo vit, ndërsa pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje nuk kemi pasur sukses në eksport.

Ne kemi eksportuar ne Serbi me dokumente Kosovë – UNMIK çdo vit, ndërsa pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje nuk kemi pasur sukses në eksport. Ne do të luftojmë për ta marrë atë treg”, shton ai.

Serbia, që nga fundi i vitit 2008, ka bllokuar mallrat kosovare për tregun serb, si dhe kalimin transit të tyre, për shkak të ndërrimit të vulave nga ato të UNMIK-ut në ato të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Kosovës, më 20 korrik kishte vendosur masa të plota reciproke ndaj produkteve serbe, masa këto që u ndërprenë më 16 shtator.

Që nga ajo kohë, autoritetet e Kosovës vazhdojnë të pohojnë se bizneset po eksportojnë në Serbi pa ndonjë problem.
  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi - Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG