Ndërlidhjet

logo-print

Kazakistani do të amnistojë 16,000 të burgosur


Parlamenti i Kazakistanit ka votuar sot për të amnistuar 16,000 të burgosur, në shenjë të 20-vjetorit të pavarsisë nga ish Bashkimi Sovjetik, më 16 dhjetor.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, popullata e burgosur në Kazakistan është aktualisht mbi 45.800 njerëz, me 6.605 njerëz të tjerë që janë në paraburgim.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Amirkhan Amanbaev, tha në parlament se do të amnistohen të dënuarit me deri në pesë vjet burgim, të miturit, gratë me fëmijë dhe disa të tjerë.

Amnistia, gjithashtu, do të mbulojë ata që janë në paraburgim.
XS
SM
MD
LG