Ndërlidhjet

Emi Uajnhaus vdiq nga alkooli

  • RFE /RL

Emi Uajnhaus

Emi Uajnhaus

Mjekët ligjorë në Britani kanë konstatuar se Emi Uajnhaus ka ndërruar jetë nga “konsumimi i tepërt i alkoolit”. Pop-këngëtarja britanike, e cila kishte luftuar për vite me radhë problemet me drogë dhe alkool, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër, më 23 korrik.

Rezultatet e autopsisë fillestare, të bëra publike në muajin gusht, kanë treguar se Uajnhaus nuk ka pasur droga të paligjshme në gjak, në momentin kur ka ndërruar jetë.

Këngëtarja e ndjerë kishte fituar pesë çmime Grammy.

Me vdekjen e saj, Uajnhaus i është bashkuar grupit të yjeve të famshëm të rock-ut, që kanë ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare.

Klubi famëkeq “27” përfshin anëtarin e Rolling Stones, Brajan Xhons, kitaristin Xhimi Hendriks, këngëtaren Xhenis Xhoplin, këngëtarin e grupit “The Doors”, Xhim Morison, dhe Kërt Kobejnin e “Nirvana”-s. (v.t.)


***Në hitin e njohur “Rehab”, Emi i këndoi luftës së saj me drogën dhe alkoolin.

XS
SM
MD
LG