Ndërlidhjet

logo-print

Vdesin nëntë persona si pasojë e përmbytjeve


Autoritetet italiane thonë se kanë vdekur nëntë persona kur rreshjet e rrëmbyeshme shkatërruan urat, derisa ujërat përmbytën qytezat në Toskanën italiane dhe në rajonin Liguria.

Diku pesë njerëz raportohet të jenë zhdukur.

Zonat që janë goditur më së shumëti ishin ato në rajonin e Spezias dhe disa zona të tjera turistike ku shtatë njerëz, përfshirë një ndihmës, kanë vdekur.

Moti i keq pritej ta kaplonte pjesën e mbetur të Italisë.

Para pesë ditësh, Roma mbet e paralizuar si pasojë e një stuhie të fuqishme e cila pamundësoi funksionimin e transportit publik.
XS
SM
MD
LG