Ndërlidhjet

logo-print

Përpiqen ta nxisin pajtimin


Një delegacion i zyrtarëve të lartë arabë u takua sot me presidentin e Sirisë, Bashar Al Asad, në kohën e ripërtërirjes së dhunës në këtë shtet si pasojë e së cilës vdiqën 13 njerëz.

Grupi, i udhëhequr nga kryeministri i Katarit, po qëndron në Damask për të nxitur pajtimin në mes të regjimit dhe opozitës.

Televizioni shtetëror njoftoi që Asad të ketë takuar një ekip të ministrave të Ligës Arabe, por nuk dha detaje të mëtejmë.

Sidoqoftë, grupet opozitare në Siri kanë refuzuar të zhvillojnë bisedime me qeverinë nëse Asad vazhdon të qëndrojë në pushtet.

Dhjetëra-mijëra sirianë u mblodhën në njërin nga sheshet qendrore në Damask si shenjë mbështetjeje për Asadin.

Në ndërkohë, një grup i të drejtave të njeriut bëri të ditur se, gjatë ditës, janë vrarë 13 njerëz-përfshirë nëntë trupa siriane.
XS
SM
MD
LG