Ndërlidhjet

Publikohet propozimi i parë për kryeministrin e Tunizisë


Sekretari gjeneral i partisë së moderuar islamiste në Tunizi-Ennahda, Hamadi Xhbeli, bëri të ditur se është kandiduar nga partia për postin e kryeministrit të vendit.

Rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve në Tunizi tregojnë se partia Ennahda është caktuar fituese e zgjedhjeve, por se i mungon mazhoranca.

Ennahda e ka shpallur vetën tashmë fituese e zgjedhjeve, ndërsa rivali i saj kryesor, partia PDP, ka pranuar humbjen.

Ennahda është zotuar se do ta mbështes demokracinë laike në shtet.

Votimet e së dielës u mbajtjen për zgjedhjen e një Asambleje Kushtetuese, e cila obligohet që brenda një viti ta draftojë një kushtetutë të re.
XS
SM
MD
LG