Ndërlidhjet

logo-print

Nuk arrijnë t’i bindin për vazhdimin e bisedimeve


Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë kanë dështuar t’i bindin izraelitët dhe palestinezët për rinisjen e bisedimeve për paqe.

Kuarteti ndërkombëtar për Lindjen e Mesme-Shtetet e Bashkuara, Rusia, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara, u takuan ndarazi me të dyja palët në Ramallah dhe Jerusalem të mërkurën por nuk u raportua për ndonjë sukses.

Shefi i delegacionit palestinez, Saeb Erekat, tha se palestinezët do të insistojnë në zhvillimin e bisedimeve për paqe vetëm nëse Izraeli ndalë ndërtimin e vendbanimeve dhe nëse pajtohet për vendosjen e një kornize kohore për bisedimet.

Mirëpo, një i dërguar i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, tha se shteti hebrej refuzon çdolloj parakushti.
XS
SM
MD
LG