Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohen më shumë protestues


Është rritur numri i arrestimeve në protestat që u zhvilluan në Wall Street në Shtetet e Bashkuara.

Në qytetin jugor Atlanta, policia arrestoi 53 njerëz gjatë përpjekjeve për t’i larguar protestuesit nga një park publik.

Aksioni erdhi një ditë pas arrestimit të 75 njerëzve që po tentonin të vendosnin një kamp tjetër protestues në Oakland.

Aksionet e policisë cilësohen si reagimi më serioz që autoritetet kanë pasur ndaj protestave në rritje rreth situatës ekonomike të vendit.
XS
SM
MD
LG